Vitinha pas humbjes së PSG-së: Është turp, duam t’i fitojmë të gjitha!
dp

Lexo edheDjokovic bie në Cincinnati, shtohen pikëpyetjet para US Open

Mesfushori portugez i Paris Saint-Germain, Vitinha, ka reaguar pas humbjes së skuadrës së tij ndaj Lensit në finalen e Superkupës së Francës.
Pas ndeshjes, Vitinha pranoi zhgënjimin për humbjen, duke theksuar se PSG-ja pati mundësi të përfitonte edhe nga kartoni i kuq i kundërshtarit, por nuk arriti të shënonte.
“Ata shënuan një gol me fat, ndërsa kartoni i kuq na ndihmoi, por ne nuk shënuam. Ne duam t’i fitojmë të gjitha. Është turp, është një ditë e trishtuar për ne”, deklaroi Vitinha.
Mesfushori portugez shtoi se skuadra nuk është aspak e kënaqur me rezultatin, por duhet ta pranojë humbjen.

Lexo edheDjokovic bie në Cincinnati, shtohen pikëpyetjet para US Open
“Ne nuk jemi të lumtur sepse humbëm, por kështu është futbolli”, përfundoi ai.
Humbja ndaj Lensit i mohoi PSG-së trofeun e parë të sezonit, ndërsa skuadra tashmë do të fokusohet në objektivat e tjerë të sezonit./Indeksonline/