Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shprehur sot respekt për gratë që me punën dhe dijen e tyre kanë zgjeruar hapësirën e barazisë në Kosovë.
Në një postim në Facebook me rastin e Ditës së Gruas, Vitia ka theksuar se barazia nuk është dhuratë, por ndërtohet çdo ditë përmes punës, dijes dhe qëndresës.
Ai veçanërisht ka theksuar gratë profesioniste të shëndetësisë mjeket, infermieret dhe mamitë që çdo ditë kujdesen për shëndetin e pacientëve dhe funksionimin e sistemit shëndetësor.
Vitia theksoi rolin vendimtar të grave në zhvillimin e shkencës, mjekësisë, kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë, duke hapur rrugë për gjenerata të reja profesionistesh.
Ai dhe Kryetarja e Kuvendit kanë vizituar dy gra me ndikim të madh në shoqëri: Dr. Gjyle Mulliqi, mikrobiologia e parë në Kosovë dhe Dr. Drita Berisha, gastroenterologia e parë në Kosovë.
Ministri i ka përshkruar këtë dy gra si pionere të mjekësisë që kanë shërbyer pacientëve dhe sistemit shëndetësor për dekada, duke u bërë frymëzim për shumë gjenerata të reja.
“Urime 8 Marsi për të gjitha gratë!”, përfundoi postimi i Vitias.