Vitia tregon për masat e reja, kur pritet të hapen kafenetë
BILLI

Lexo edheSkender Syla: Situata me Covid-19 ende serioze – Kosova e ka menaxhuar mirë (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia thotë se kafenetë nuk mund të hapen para fazës së tretë, pasi ato përmbajnë rrezik në përhapjen e koronavirusit.
“Sot kemi pasur takim me ministren Hajdari, me odat dhe bizneset në Kosovë. Ju kemi spjeguar qartë për masat të cilat priten të lirohen në aspektin ekonomik, kemi kërkuar mirëkuptimin e tyre”, tha Vitia.
Ai tha se kafenetë nuk mund të hapen para fazës së tretë, që nënkupton deri në muajin korrik. Numri i tavolinave do të kufizohet nëpër kafene dhe po ashtu do të ketë distancë mes tavolinave dhe personave të ulur./Gazeta Sinjali/

Lexo edheSkender Syla: Situata me Covid-19 ende serioze – Kosova e ka menaxhuar mirë (VIDEO)