back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVitia: Tash e tutje, kushdo që s’respekton masat e vendosura, do të...

Vitia: Tash e tutje, kushdo që s’respekton masat e vendosura, do të gjobitet!

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se edhe masat e reja të vendosura për lëvizje, prapë po del të jetë shqetësusë.

Kjo sipas tij pasi që po grumbullohen persona në një hapësirë, duke rrezikuar shëndetin publik.

“Pas analizimit të efekteve të kufizimit të qarkullimit sipas orarit të parë dhe kërkesave tuaja dhe subjekteve që japin shërbime e prodhojnë, vendosëm që të vijojmë me masa të tjera edhe më efektive. Qeveria, me vendimin Nr.02/17 të datës 27. 03. 2020, udhëzon që koha e kufizimit të lëvizjes të jetë nga ora 17:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Mirëpo, kërkojmë që koha e qarkullimit të mos kuptohet si një hapësirë për t’u grumbulluar dhe rrezikuar shëndetin publik tuajin dhe qytetarëve të tjerë më në rrezik. Prandaj ju lutemi që të respektojmë edhe pikën 3 të vendimit paraprak që mbetet në fuqi, sipas të cilit: “Lëvizjet në rrugë të bëhen jo më shumë se dy persona dhe gjithmonë duke mbajtur distancën 2 metra me të tjerët” .

Kjo vlen edhe për bizneset si supermarketet dhe subjekte të tjera, të cilat janë të obliguara që t’i marrin të gjitha masat për t’i zbatuar këto vendime në të mirë të shëndetit publik”, ka thënë Vitia, transmeton Indeksonline.

Ai tutje ka shtuar se në bashkëpunim me Ministrinë e punëve të brendshme, mosrespektimi i masave të deritanishme nga personat kushdo, përkundër dëshirës sonë, do të pasohet me shqiptim të gjobave dhe sanksioneve konform legjislacionit në fuqi dhe sidomos Ligjit për parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse.

“Përveç respektimit të masave të sipërpërmendura, ju lutemi që të shmangni edhe vizitat familjare dhe forma të tjera të grumbullimit brenda familjeve tuaja. Ruajeni shëndetin e juaj por edhe të familjarëve tuaj. Kjo situatë do të kalojë shumë më shpejtë me bashkëpunimin tuaj. Ju lutemi që të keni durimin këto javë shumë të rëndësishme për shëndetin publik dhe shtetin tonë.

Të mundohemi që bashkërisht të ndihmojmë dhe t’i japim mirënjohjen e merituar personelit shëndetësor, i cili me vetëmohim po vazhdon të bëjë ballë kësaj situate me angazhim dhe përkushtim maksimal. T’ju qëndrojmë afër duke qëndruar në shtëpitë tona. T’ju ndihmojmë duke mos dalë pa nevojë jashtë shtëpive tona. Ndihma që ata po kërkojnë është që ne t’ ju përmbahemi këshillave të tyre.

JU LUTEM MENDOHUNI DY HERË PARA SE TË VENDOSNI TË DILNI NGA SHTËPIA/BANESA. MOS GJENI SHKAK PËR TË DALË PATJETËR. ÇDO DALJE NËPËR QYTET, QYTEZË FSHAT BART RREZIKSHMËRI TË LARTË.

Prandaj, po e përsërisim:
Qëndroni në shtëpi.
Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.
Bashkë do t’ia dalim”./Indeksonline

Të Fundit

Sport

ShowBiz