back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeVitia: Posa i propozova Kurtit për ndryshimin e vendimit për lëvizjen e...

Vitia: Posa i propozova Kurtit për ndryshimin e vendimit për lëvizjen e kufizuar

Të ngjajshme

Abdixhiku: LDK-ja duhet të bashkohet, jemi pak dhe kemi nevojë për secilin

Lumir Abdixhiku është deklaruar përpara mediave, pasi delegatët e...

Lushaku-Sadriu flet mbi mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së

Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar për media, pas përfundimit të...

Tayna krah për krah me Vjosa Osmanin

Artistja e njohur, Tayna, ka publikuar dy fotografi simpatike...

Bashkimi fitues në “Sezai Surroi”, e mposht thellë Sigal Prishtinën

Bashkimi ka arritur një fitore të thellë në Superligën...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi të bërë pas analizimit të situatës epidemiologjike, i ka propozuar kryeministrit Kurti dhe qeverisë që të bëj plotësim – ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, transmeton Indeksonline.

Ndër to edhe ndryshimin për vendimin e kufizimit të lëvizjes.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ministria e Shëndetësisë në koordinim të plotë me GNMI, MPB dhe ministritë e linjës, konform Planit të Veprimit Kombëtar dhe në pajtim të plotë me masat emergjente të aprovuara nga Qeveria e Kosovës, pas analizimit të situatës epidemiologjike, monitorimit të kujdesshëm të këtyre ditëve, posa i propozoj Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së Republikës plotësim-ndryshimin e vendimeve në raport me masat të cilat kanë për qëllim mbrojtjen shëndetit publik.

Ndër to edhe ndryshimi i vendimit sa i përket orareve të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve. Tani ky kufizim do të jetë nga ora 17:00 deri në orën 06:00.

Të dashur qytetarë,
Bashkëpunimi juaj, vetdisiplina, kujdesi dhe solidariteti janë jetike në këtë betejë.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkë në administrimin e kësaj situate.

Ju lutem që të mirëkuptoni, ndiqni dhe të zbatoni të gjitha masat e reja. Për çdo shkelje të masave të përcaktuara, do të shqiptohen dënimet konform dispozitave ligjore.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz