Vishnja dhe vetitë e saj shëruese që nuk i keni ditur më parë

Fruti i vishnjes, në të parë është pothuajse i njëjtë me qershine dhe në vlerat ushqyese kanë ngjashmëri.
Por fruti i vishnjes ka disa vlera të ndryshme nga qershia që ndoshta nuk i keni ditur më parë.
Nga fruti i vishnjes nuk përdoret vetëm tuli i frutit por edhe bishti i saj, i tharë.
Fruti i vishnjes, për qëllime pjekësore mund të përdoret në shumë forma, duke filluar si frut i freskët, i tharë, si reçel, si komposto, si liker, etj.
Vishnjet grumbullohen në periudhën e pjekjes dhe thahen në vende të ajrosura mirë, gjithashtu bishtat thahen në hije, ato kanë ngjyrë të gjelbër të murrme, pa erë dhe me shije të hidhur.

Lexo edheKjo perime e shëndetshme është arma sekrete kundër diabetit
Vishnja ka vlera të larta ushqyese, përmban rreth 9 % sheqer natyral, acid organik me shumicë, vitamina A, C, P, PP, B1, B2, etj.
Bishtat e këtij e fruti ka gjetur përdorim të mirë për arsye të vetisë së tyre diuretike dhe rrudhëse, dhe me to janë luftuar me sukses gurët dhe rëra e veshkave.
Vishnja është një frut freskues, shuan etjen, pranohet mirë nga stomaku, ndihmon tretjen dhe, kur përdoret në mënyrë sistematike, ndikon në shërimin e sëmundjeve të mëlçisë, pastron gjakun duke e pasuruar atë me elemente të reja dhe luftojnë aneminë.
Frutat e vishnjës kanë veti diuretike dhe këshillohet të konsumohet me shumicë nga ata që vuajnë nga veshkat.














