back to top
Wednesday, March 4, 2026
BallinaLajmeVisar Korenica pas rinumërimit ngritet për tri pozita më lart: Hajnat n’burg

Visar Korenica pas rinumërimit ngritet për tri pozita më lart: Hajnat n’burg

Të ngjajshme

OBSH paralajmëron për ndikimin e konfliktit në shërbimet shëndetësore rajonale

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus...

Arrestimi i Mossit, prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, në kuadër...

Mediat iraniane: Shtyhet funerali shtetëror për Khamenein

Funerali shtetëror për Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Ali...

Real Madrid tenton të ”rrëmbejë” Allegrin nga Milani

Real Madrid ka vendosur në shënjestër trajnerin italian Massimiliano...

Kandidati nga lista e PDK-së për deputet, Visar Korenica, është deklaruar pas ngritjes për tri pozita pas rinumërimit të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Korenica e ka quajtur “hajni të qëllimshme brenda subjektit”, teksa akuza ka pasur edhe për KQZ’në, shkruan Insajderi.

“Vrasësi numër 1 i nëpërkëmbjes dhe shkeljes së dinjitetit të votës asht KQZ-ja. Dhe s’osht hera e parë. Me taksa t’qytetarëve paguhet për me e mbrojt votën, jo për me e leju vjedhjen e saj. Vrasësi numër 2 janë të gjitha qeveritë, pa përjashtim, përfshi edhe këtë t’fundit. Dhe kjo sepse nuk kanë ndërtu sistem të mbrojtjes së votës.  Vrasësi numër 3 janë disa kandidatë për deputet, që përmes hajnisë e manipulimit, për ni grusht votash, dojnë me i përfaqësu qytetarët e ndershëm t’këtij vendi”, ka deklaruar ai.

Korenica ka kërkuar rinumërim të plotë në mbarë komunat e Kosovës, me thirrjen e famshme “hajnat n’burg”.

“Jo veç komisionerët, por edhe kandidatët për deputet dhe ata që pritet me u ba deputet, e që e kanë leju, mbulu e justifiku këtë hajni”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz