Kryeparlamentari Glauk Konjufca do të takohet sot me raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Takimi do të mbahet në kabinetin e kryetarit duke filluar nga ora 09:00.
Kuvendi nuk ka dhënë detaje nga temat e diskutimit në këtë takim.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon”, thuhet në njoftim.
Von Cramon është eurodeputete dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian. /gazetametro.net