BallinaLajmeViktimat e aksidentit në Gllobar nuk janë nënë e bir

Viktimat e aksidentit në Gllobar nuk janë nënë e bir

Të ngjajshme

Presidentja Osmani uron Fitër Bajramin: Festë që forcon bashkimin dhe solidaritetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar në Bashkësinë...

Gjiganti anglez përgatit ofertën për Camavingën

Afati kalimtar i kësaj vere pritet të jetë shumë...

Tërnava: Politikanët janë bërë për “hajmali”, duhet të tejkalohet ngërçi politik

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim ef. Tërnava,...

Meryl Streep dhuron mbi 10 milionë dollarë për Muzeun e Grave në Uashington

Aktorja e njohur amerikane Meryl Streep ka dhuruar mbi...

Familjarët e të ndjerëve kanë bërë të ditur se dy viktima nuk janë asgjë në mes vete. Lamtumira e fundit i është dhënë H.G, derisa A.M 7 vjeçar do të varroset të mërkurën në ora 14:00 në fshatin Prekaz.

Lotët nuk po mund t’i mbajnë.

Familjarët e tashmë të ndjerës Hana Aliu-Gucati u mblodhën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit 37 vjeçares në varrezat e fshatit Morinë të Skenderajt.

Vdekja e saj e papritur në aksidentin fatal që ndodhi të hënën në Gllobar të Drenasit bënë që edhe dhimbja të jetë më e madhe.

Rruga që kishte marrë familja Gucati për të uruar familjarët për festën e Bajramit përfundoi tragjikisht.

E me pamje të tilla ishte përballur kunati i së ndjerës Qerim Gucati.

Gucati ka demantuar edhe lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës se dy viktimat ishin nënë e bir.

Në anën tjetër familja Mehaj, që humbën djalin e tyre 7 vjeçar A.M, ende nuk kanë hapur të pame.

Banorët që ishin prezent gjatë kohës së aksidentit i kanë bërë të ditur ekipit të T7 se i dëmtuari A.M ishte i dehur e madje gjatë vozitjes ky i fundit ishte duke konsumuar alkool.

Megjithatë axha i babait të viktimës, Musli Mehaj, ka treguar se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Me të pranuar informatën nga Shtëpia e Shëndetit në Drenas janë nisur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Por si ishte gjendja e viktimave në kohën kur mjekët arritën tregon doktori Arben Beka.

Banorët e kësaj rrethine kanë bërë të ditur se ambulanca e këtij institucioni shëndetësor është vonuar për 20 minuta.

Por si qëndron e vërteta sipas Bekës?

A.M 7 vjeç do të varroset të mërkurën në ora 14:00 në fshatin Prekaz derisa gjurmët e aksidentit ishin të pranishme edhe një ditë pas aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz