BallinaLajmeViktima në Majac të Podujevës u gjet në veturë pa shenja jete,...

Viktima në Majac të Podujevës u gjet në veturë pa shenja jete, vdes edhe njëra nga të plagosurat – Policia jep detaje për rastin

Të ngjajshme

Franco Foda sot mban konferencë për media

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda sot paraqitet...

Vdekjet në vendin e punës, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm

Nëntëmbëdhjetë punëtorë kanë vdekur në vendin e punës gjatë...

Një rast shumë i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Majac të Podujevës.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se dje rreth orës 18:40, kanë marrë informacion se një person që gjendet në veturë është pa shenja jete.

Ata kanë dal në vendngjarje ku është gjetur vetura (VW) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), që ka dal në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi, i cili nga ekipa mjekësore është konstatuar se është pa shenja jete. 

Referuar veprimeve dhe hetimeve intensive, është siguruar informacioni se, dyshohet që një person i gjinisë femërore është brenda në një shtëpi, posedon armë zjarri dhe nuk pranon të komunikojë me askënd, e cila paraqet rrezik jete për vetën e saj dhe për të tjerët.  Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinis femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente iu është dhënë tretmani mjekësor, dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore”, ka thënë Policia përmes raportit 24 orësh. 

Ata kanë thënë se IML ka tërhequr trupin e pajetë nga vendi i ngjarjes.

Me datë 23 mars, rreth orës 03:35, njëra nga të plagosurat ka ndërruar jetë në QKUK.

Ne lidhje me këtë është njoftuar Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti të ri-cilësohet në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rëndë” dhe “Mbajtje ne Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armeve””, thuhet në raportin e Policinë. 

Konfirmimi i plotë nga Policia:

Podujevë / 22.03.2026 – 18:40. Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në fshatin Majac të komunës së Podujevës, dyshohet që një person i cili gjendet në një veturë është pa shenja jete. Njësitë relevante policore, njësia e hetimeve dhe forenzika menjëherë janë angazhuar dhe kan dalur në vendin e ngjarjes për tu marrë me rastin. Po ashtu janë njoftuar edhe  prokurori kompetent dhe ekipet mjekësore të cilët kan dalur në vendin e ngjarjes.

Bazuar në informatcionet dhe hetimet fillestare, në vendin e ngjarjes është hasur vetura (VW) ngjyrë e bardhë me targa lokale (01), e cila është verifikuar dhe ka dalur në pronësi të një personi mashkull kosovar nga Obiliqi. Nga ekipa mjeksore është konstatuar se personi mashkull kosovar i hasur në automjet është pa shenja jete. 

Referuar veprimeve dhe hetimeve intensive, është siguruar informacioni se, dyshohet që një person i gjinisë femërore është brenda në një shtëpi, posedon armë zjarri dhe nuk pranon të komunikojë me askënd, e cila paraqet rrezik jete për vetën e saj dhe për të tjerët. 

Referuar situatës, janë angazhuar Njësia Speciale Intervenuese dhe zyrtët për ndërmjetësim, të cilët kanë intervenuar brenda në shtëpi duke vënë situatën nën kontroll, ku dy persona të gjinis femërore janë gjetur brenda, të cilat dyshohet se kanë plagë të rënda, por janë me shenja jete. Nga njësia emergjente iu është dhënë tretmani mjekësor, dhe pastaj të njëjtat nën mbikëqyrjen mjekësore dhe policore janë dërguar në qendrën spitalore.

Ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga vendi i ngjarjes.

Shtese:

Me date 23.03.2026 rreth orës 03:35 është raportuar se viktima femër kosovar ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ne lidhje me këtë është njoftuar Prokurori kompetent nga Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti të ri-cilësohet në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rëndë” dhe “Mbajtje ne Pronësi, Kontroll ose Posedim të Paautorizuar të Armeve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz