back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVihet në lëvizje Prokuroria e Prishtinë, pas mbi 100 kërcënimeve që mori...

Vihet në lëvizje Prokuroria e Prishtinë, pas mbi 100 kërcënimeve që mori gazetari Vehbi Kajtazi

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka nisur hetimet për rastin e kërcënimit ndaj gazetarit Vehbi Kajtazit, pas deklaratave të tij për grupin e Kumanovës.

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka njoftuar dje Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), për një numër të madh kërcënimesh, mbi 100, që ka marrë pas deklaratave të tij në RTV Dukagjini rreth Grupit të Kumanovës.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se me me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Kanosja”, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit ka autorizuar policinë në ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme karshi kësaj çështjeje”, thuhet në njoftim.

Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka thënë se Grupi i Kumanovës ‘janë një bandë kriminale’. Këto deklarime Kajtazi i ka bërë gjatë një emisioni debatues në RTV Dukagjini, duke treguar detaje edhe rreth hetimeve që janë bërë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndryshe, Grupi i Kumanovës është rikthyer në qëndër të diskutimeve, pas deklaratës së deputetës së PDK’së, Blerta Deliut, e cila kishte thënë në Kuvend se kunati i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është i arrestuar për terrorizëm në Maqedoninë e Veriut. /gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz