Dy lopë janë vjedhur në fshatin Abri të Drenasit.
Ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në stallën e tij, dhe me forcë i kanë marrë dy lopë, njofton DrenicaPress.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force nga stalla e tij kishin vjedhur dy krerë lopë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Drenicapress