Vidhen barnat e Qendrës së Mjekësisë Familjare për t’u shitur në barnatore private
03
Lexo edheHaradinaj e quajti “president biletash”, vjen përgjigja e Hashim Thaçit
Barnat të cilat i blen Ministria e Shëndetësisë për shëndetin parësor vazhdojnë të përfundojnë në sektorin privat.
Barnat e sistemit publik janë vjedhur nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Drenas për t’u nxjerr në shitje në një barnatore private të qytetit. Këtë veprim kriminal e ka evidentuar Inspektorati Farmaceutik i Ministrisë para disa javësh, shkruan sot Koha Ditore.
Ky institucion ka bërë të ditur se ka gjetur barna të paautorizuara dhe barna të dedikuara për sistemin publik në dy subjekte private shëndetësore.
Lexo edheHaradinaj e quajti “president biletash”, vjen përgjigja e Hashim Thaçit
Përveç gjobës që i është shqiptuar pronarit, Durim Neziri, cili mban të dy bizneset, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se rastin e ka proceduar në Policinë e Krimeve Ekonomike.