back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaTeknologjiVidhen 1.4 miliardë fjalëkalime

Vidhen 1.4 miliardë fjalëkalime

Të ngjajshme

Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin menjete të forta. Ata...

Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë Venezuelës

Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...
- Advertisement -

Hakerët gjithmonë kërkojnë për lidhjen më të dobët për të fituar shpejt qasje në llogaritë tuaja online.

Përdoruesit e internetit zakonin e ripërdorin të njëjtin fjalëkalim nëpër shërbime të ndryshme në internet dhe kështu i japin hakerëve mundësinë për të përdorur kredencialet e mbledhura nga një shkelje e të dhënave në një shërbim apo sistem për të thyer në llogaritë e tyre të tjera në internet.

Hulumtuesit nga firma e sigurisë “4iQ” tani kanë zbuluar një bazë të dhënash të re kolektive në internetin e errët apo Dark Web, gjithashtu i lëshuar edhe në Torrent, përmban 1.4 miliardë emra përdoruesish dhe fjalëkalime në tekst të qartë, shkruan Telegrafi.

Studiuesit thanë se arkivi i madh 41GB, përmban 1.4 miliardë kombinime të emrave të përdoruesve (username), emaile dhe fjalëkalime – të fragmentuara siç duhet dhe të renditura në dy dhe tre nivele të direktoriumeve.

Baza e të dhënave kolektive përmban kredencialet e rrjedhura nga “Bitcoin”, “Pastebin”, “LinkedIn”, “MySpace”, “Netflix”, “Last.FM”, “Zoosk” dhe “Badoo”, “RedBox”, lojëra si “Minecraft” dhe “Runescape” dhe listat e kredencialeve si “Anti Public” dhe “Exploit.in”. /Telegrafi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz