back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeVIDEO | Zjarr i madh në fshatin Murgë të Skenderajt, rrezikohet të...

VIDEO | Zjarr i madh në fshatin Murgë të Skenderajt, rrezikohet të digjet një shtëpi banimi

Të ngjajshme

Djali i Maldinit me klub të ri, i bashkohet gjigantit italian

Djali i Paolo Maldinit, Daniel është bërë me skuadër...

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer gjatë orëve të natës në fshatin Murgë të komunës së Skenderajt, duke rrezikuar drejtpërdrejt një shtëpi banimi dhe përhapjen e zjarrit në zona të tjera përreth.

Sipas burimeve të Drenica Press, vatra e zjarrit është parë të jetë aktive që nga mesnata, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk është vërejtur asnjë ndërhyrje nga banorët lokalë. Po ashtu, në momentin e parë të raportimit, as policia dhe as zjarrfikësit nuk ishin të pranishëm në zonë.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se njësitet e zjarrfikësve janë njoftuar për situatën vetëm rreth ores 02:00 te mengjesit dhe pritet që të dalin në vendin e ngjarjes për të ndërhyrë në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka informacione për ndonjë të lënduar apo për dëme materiale të konfirmuara, por rreziku mbetet i lartë pasi zjarri është afër objekteve të banimit.

Drenica Press do të vazhdojë ta ndjekë situatën nga afër dhe do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme./drenicapress.org

Shiko videon ketu: https://www.facebook.com/share/r/1RwLWnWcsi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz