VIDEO/ Pamje drithëruese, karvani i ndihmave nga Kosova
BILLI
Lexo edheE dhimbshme: Ndalet ëndrra e studentes së mjekësisë, humb jetën nën rrënoja me prindërit dhe vëllain e vogël
Sot, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka dërguar ndihmat e para për të prekurit e tërmetit që ndodhi dje në Shqipëri.
Duke i përcjellë me shqetësim shumë të thellë ngjarjet e djeshme, anëtarët e Klubit të Prodhuesve por edhe kompani të tjera janë mobilizuar që të ju dalin në ndihmë të gjithë të prekurve nga kjo katastrofë natyrore.
Ndihmat e para janë produkte të domosdoshme për të prekurit, ku janë dërguar mbi 200 ton produkte ushqimore, por edhe dyshek, batanije dhe produkte të ndryshme të sanitare.

Lexo edheE dhimbshme: Ndalet ëndrra e studentes së mjekësisë, humb jetën nën rrënoja me prindërit dhe vëllain e vogël
Kompanitë të cilat këtë herë e kanë përkrahur këtë aksion humanitar janë Devolli Group (Blerim Devolli), M&Sillosi dhe Comodita (Shkëlqim Devolli), Rugove (Visar Kelmendi), Fluidi (Fejzulla Mustafa), Frutex (Shaqir Palushi) dhe Flutura (Gojart Kelmendi).
Klubi i Prodhuesve sinqerisht bashkë ndjenë me të gjithë qytetarët shqiptarë dhe i shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, me shpresën që numri i tyre të mos rritet dhe pasojat të jenë sa më të vogla.
Jemi me të gjithë të lënduarit dhe me ata që mbeten pa kulm mbi kokë nga kjo katastrofë e natyrës’, thuhet në njoftimin e Klubit.