Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë intervistës për gazetarin Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net ka treguar se cili është partneri më i mirë në qeverisje, LDK, Thaçi apo Rugova.
Haradinaj është shprehur se me Presidentin Rugova ka qeverisur shumë mirë në vitin 2004, por që prej asaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra.
‘Në 2004 në ato rrethana kur kemi bërë aleancë me Presidentin Rugova kanë qenë rrethana të ndryshme të papërsëritshme.
Nuk është më ajo LDK, as PDK-ja as VV nuk është e njëjta.
Në çdo qeverisje kur kam bërë unë nuk kam punuar asnjëherë pas shpine për aleatët në qeverisje’, është shprehur Ramush Haradinaj në intervistën e tij në SYRI.net.