BallinaBotëVIDEO/ Gjyshja vendos kushte për funeralin e saj: Mos qani shumë, pini...

VIDEO/ Gjyshja vendos kushte për funeralin e saj: Mos qani shumë, pini dhe dehuni

Edhe pse shumica e njerëzve tremben nga vdekja, një gjyshe nga SHBA -ja jo vetëm që nuk shqetësohet aspak por ka vendosur dhe disa kushte për funeralin e saj. Një video e 92-vjeçares Lillian Droniak është bërë virale, e cila shpjegon kushtet që ka.

Kushti i parë bazë është që njerëzit të qajnë për të… por jo shumë. Kushti i dytë është që një grua e quajtur Bertha të mos marrë pjesë në funeralin e saj. Së treti, e moshuara kërkon që të gjithë të pinë dhe të dehen pas funeralit. “Pini dhe një për mua”, thotë ajo në video.