BallinaLajmeVideo e tmerrshme: U incizua me telefon aksidenti në Gjakovë ku vdiqën...

Video e tmerrshme: U incizua me telefon aksidenti në Gjakovë ku vdiqën dy persona

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Korenicë të Gjakovës. Në këtë aksident kanë humbur jetën dy persona dhe janë lënduar gjashtë të tjerë. Të gjithë shtetas të Shqipërisë. Gazeta Express merr vesh se të vdekurtit janë babë e bir nga Tropoja, konkretisht 42 dhe 9 vjeç.

Të dy ata ishin në veturën “Golf” që erdhi me shpejtësi dhe u përplas.

Video është filmuar rastësisht dhe në të dëgjiohet edhe ulërima e pasagjeres së makinës luksoze kur sheh makinën që po i vjen përballë. Në të dyja makinat pasagjerët ishin nga Tropoja, përjashtim një shtetaseje të huaj nga Anglia (gruaja që bërtet).

Video ekskluzive, siguruar nga Gazeta Express:

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor”, tha policia për këtë aksident.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Pasi numri i të vdekurve brenda këtij viti në rrugët e Kosovës ka shkuar në 27.

Policia ka thënë se aksidentet fatale janë në rritje nëse i krahasojmë me vitet e kaluara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz