Victoria Beckham shfaqet më seksi se kurrë, parfumi i ri vjen me një histori dashurie
dp

Lexo edheNjë prej veshjeve më ikonike, ‘fustani i hakmarrjes’ i Princeshë Dianës del në ankand për 300 mijë dollarë

Victoria Beckham tregoi anën e saj seksi teksa prezantoi parfumin e ri Hotel Portofino, të frymëzuar nga një “udhëtim shumë romantik” që ajo bëri me bashkëshortin e saj, David, në vitin 1997.
Në Instagramin e saj, biznesmenia 52-vjeçare dukej mahnitëse në një seri fotografish të bukura, teksa promovonte parfumin e saj të ri.
Në njërën prej fotografive, Victoria e rriti temperaturën me një fustan flirtues në ngjyrë rozë të zbehtë, teksa ishte shtrirë mbi një divan të gjelbër. Më pas, ajo tërhoqi vëmendjen teksa veshi një fustan elegant të bardhë prej sateni, me jakë halter, shkruan Daily Mail.

Lexo edheNjë prej veshjeve më ikonike, ‘fustani i hakmarrjes’ i Princeshë Dianës del në ankand për 300 mijë dollarë
Ky është parfumi i parë i saj në kategorinë extrait de parfum, si dhe bashkëpunimi i pestë i Victoria-s me Jérôme Epinette, parfumerin kryesor të kompanisë Robertet.
Parfumi rikthehet te e njëjta linjë aromash si Portofino ’97, bashkëpunimi i parë i çiftit në fushën e parfumeve, por versioni i ri është më intensiv se origjinali.