BallinaLajmeVetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Të ngjajshme

Incident i rëndë në Podujevë, dyshohet për një të vdekur

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë pasditës së...

​Opozita zhvillon protestën e radhës në Tiranë përballë Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj po zhvillojnë sot...

Brikena-Mateos: Nëse ti del, unë jam e gatshme të dal me ty

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë diskutuar sërish raportin...

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit një këmbësor i moshuar është shkelur për vdekje.

Sipas Policisë, viktima kishte vdekur në vendin e ngjarjes dhe është i moshës rreth 81 vjeç.

“Më datën 22.03.2026, rreth orës 18:30, është raportuar një aksident trafiku në magjistralen Prizren–Gjakovë, në fshatin Piranë, Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për procedura të mëtejme”.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

Bytyqi tha se Policia është duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz