back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëVetizolohet një ekip mjekësorë në Mitrovicë – Bahtiri apelon të shmangen vizitat...

Vetizolohet një ekip mjekësorë në Mitrovicë – Bahtiri apelon të shmangen vizitat në spital deri të mërkurën

Të ngjajshme

Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës është vetizoluar në shtëpi, kjo pasi i ofuan shërbime mjekësore një pacienti nga Skenderaj i cili rezultoi pozitib me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, e cili tregoi poashtu se edhe një pacient i dyshuar me Covid-19 nga Klina është operuar në Spitalin e Mitrovicës, njofton Klan Kosova

Bahtiri mes tjera apeloi tek qytetarët që t’i shmangin maksimalisht vizitat në spital deri të mërkurën mbrëma.

Ky është postimi i plotë i Bahtirit:

Një ekip mjekësor i Spitalit të Mitrovicës gjendet në vet-izolim në shtëpitë e tyre, pasi që i ka ofruar shërbimeve mjekësore një pacienti nga Skenderaj, i cili pas testimit për COVID-19 ka dalë pozitiv. Po ashtu edhe një pacient i dyshuar me COVID-19 nga qyteti i Klinës, është operuar në Spitalin e Mitrovicës dhe derisa të kthehen rezultatet e testimit të tij, nuk kemi siguri që ekipi tjetër mjekësor është i sigurt.

Pra, për shkak të kësaj situate i lus qytetarët e Mitrovicës që t’i shmangin në maksimum vizitat në Spitalin e Mitrovicës deri të mërkurën mbrëma, përveç kur kanë raste urgjente. Gjithashtu i lus qytetarët e qyteteve tjera, që për aq sa kanë mundësi t’i shmangin shërbimet në Spitalin e Mitrovicës dhe të drejtohen direkt për në ShSKUK, pasi që spitali ynë po përballet me vështirësi në ofrimin e shërimeve pas rasteve të fundit.

Nesër për në ora 11:00 kam ftuar mbledhje urgjente të Shtabit Emergjent i Komunës së Mitrovicës, ku do të marr pjesë edhe Drejtori i Spitalit Mitrovicës, nga e cila do të dalim me qendrim të përbashkët për situatën e krijuar, ku do të bëhen të ditur hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për menaxhimin e situatës. Po shpresojmë shumë që Mitrovica do ta kaloj këtë pandemi pa asnjë të infektuar me COVID-19.

Të Fundit

Sport

ShowBiz