Vetëvritet me armë zjarri një 62 vjeçar në Prizren, Policia jep detaje
dp

Lexo edheMessi ka më së shumti gola se Cristiano Ronaldo, pa llogaritur penalltitë!

Një person me inicialet A.P, i moshës 62 vjeçare dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armën e tij personale.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“Më datë 20.07.2025, rreth orës 11:15 policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij. Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit, ku sipas dëshmive fillestare dyshohet për vetëvrasje me armë personale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML. Hetimet janë në zhvillim nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/

Lexo edheMessi ka më së shumti gola se Cristiano Ronaldo, pa llogaritur penalltitë!