BallinaVetëvendosjes i prishet plani i protestës, pasi nxënësit do të pushojnë të...

Vetëvendosjes i prishet plani i protestës, pasi nxënësit do të pushojnë të premten

As nxënësit e shkollave të Kosovës nuk do të mbajnë mësim të premten. Kjo, si duket Vetëvendosjes i ka prishur goxha punë, pasi që për shkak të ndikimit që ka tek shumica e drejtorëve të shkollave në komunën e Prishtinës, i ka përdorur gjithnjë nxënësit për të rritur masën e protestuesve.

Burime të Indeksonline brenda Vetëvendosjes, tregojnë se për lidershipin e këtij subjekti politik kjo gjë po shihet si e qëllimshme prej pushtetit, pasi që duke i lëshuar një ditë më herët, shumë prej tyre mund të bëjnë plane disaditore dhe potencialisht, ky “aset” nuk do të mund të përdoret këtë radhë. Sipas këtij burimi, duke qenë të vetëdijshëm që këtë radhë nuk do të mund t’i përdorin nxënësit, në Vetëvendosje po shqyrtohet mundësia sesi ta përdorin këtë gjë dhe ta kapitalizojnë politikisht. /Indeksonline/.