BallinaLajmeLajmet e FunditVetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Vushtrri

Vetëvendosje zyrtarizon kandidatin për Vushtrri

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Sylejman Meholli do të jetë bartës i listës së LVV-së në Vushtrri, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një njoftim zyrtar te partisë, LVV-ja thotë se me Mehollin si kryetar, qytetarët e Vushtrrisë do të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes dhe do të bashkëqeverisin me komunën e tyre.

“Nga përkrahja për bujqit dhe sipërmarrësit lokalë, deri te reformimi i thellë i shërbimeve komunale dhe garantimi i transparencës në çdo vendim, Vushtrria do të ecë drejt një standardi të ri të qeverisjes të ndershme, efikase dhe në shërbim të publikut” thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë:

12 tetori është data e ndryshimit për Vushtrrinë edhe në nivelin lokal.

Me Sylejman Mehollin si kryetar, qytetarët e Vushtrrisë do të bëhen pjesë aktive e vendimmarrjes dhe do të bashkëqeverisin me komunën e tyre.

Në takimin e sotëm në Kalanë e Vushtrrisë, me pjesëmarrjen e strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, dhe në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Organizativ Alim Rama, ministrit, Faton Peci, deputetëve Salih Zyba, Fjolla Ujkani, Armend Muja dhe Valon Hoti, u konfirmua zyrtarisht kandidatura e Dr. Sylejman Mehollit dhe mbështetja e plotë për fitoren në këtë garë të rëndësishme lokale.

Dr. Meholli, kryetar i Qendrës së Lëvizjes në Vushtrri, së bashku me aktivistët e palodhur të Lëvizjes, përfaqësojnë integritetin personal, aktivizmin qytetar dhe vendosmërinë për ta kthyer Vushtrrinë në një komunë që punon me dhe për qytetarët.

Nga përkrahja për bujqit dhe sipërmarrësit lokalë, deri te reformimi i thellë i shërbimeve komunale dhe garantimi i transparencës në çdo vendim, Vushtrria do të ecë drejt një standardi të ri të qeverisjes të ndershme, efikase dhe në shërbim të publikut.

Urime të gjithë aktivistëve tanë dhe qytetarëve të Vushtrrisë. Na priftë e mbara!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz