BallinaLajme"Vetëvendosje nuk i fitoi zgjedhjet, qëllimisht po shkakton konuzion"

“Vetëvendosje nuk i fitoi zgjedhjet, qëllimisht po shkakton konuzion”

Të ngjajshme

Rama njofton punimet në një prej rrugëve kryesore të Kryeqytetit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për vazhdimin...

“Ndaloni sulmet”/ Hamasi ka një thirrje për Iranin

Hamasi ka bërë një thirrje të papritur ndaj Iranit,...

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Ndërhyrje “horror” nga Jackson, ndëshkohet me karton të kuq

Ylli i Bayernit, Nicolas Jackson ka marrë vëmendje në...

Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën Remi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka fituar zgjedhjet edhe pse ka shënuar rritje të madhe.

“Qëllimisht po shkakton konfuzion. VV nuk ka fituar zgjedhjet përkundër rritjes së madhe”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në facebook.

Ai ka thënë se mendësia politike e Vetëvendosjes dallon nga partitë tjera. Dhe rrjedhimisht, qeverisja e saj me ndonjërën prej këtyre partive, ai ka thënë se do të ishte dështim.

“Gjithashtu VV e ka të qartë se mendësia e tyre politike dallon shumë me partitë tjera, andaj edhe synimet e tyre të qeverisin me ndonjë nga këto parti, do të ishte një dështim, ata po përpiqen që (duke krijuar momentin të përshtatshëm) në zgjedhjet e ardhshme të qeverisin me mendësi tjetër vendin…”, ka shtuar ai, raporton Insajderi.

“Prandaj, koha ecën dhe duhet jetësuar sa me parë institucionet. Kosova është në rrugë drejt Evropës dhe nuk duhet vënë pengesa këtij udhëtimi”, ka përfunduar postimi i Rrustem Mustafës./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz