Vetëvendosje në zi, vdes ish-kryetari
BILLI·
“Sot morëm lajmin e hidhur që nga një sulm në zemër ka vdekur ish-kryetari i Qendrës sonë në Gjakovë, z. Tuha Qurdina.” njofton Lëvizja vetëvendosje me anë të një telegram ngushëllimi.
Vetëvendosje shpreh se është e tronditur thellë nga humbja e njërit prej aktivistëve më të dalluar të saj.
“Përveç që ishte qytetar i mirë e i dalluar i Gjakovës dhe shumë i dashur me njerëzit që e rrethonin, Z. Qurdina ishte aktivist i pandalshëm, që nuk mungoi asnjëherë në aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ishte kryetar i përgjegjshëm, punëtor dhe unifikues që i kontribuoi jashtëzakonisht shumë Qendrës sonë në Gjakovë.” shkruan Vetëvendosje duke shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e të gjithë aktivistëve.
Lexo edhePolitika si pengesë e luftimit të korrupsionit














