back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaVetëvendosje manipulon me pjesëmarrjen e mërgimtarëve në protestë

Vetëvendosje manipulon me pjesëmarrjen e mërgimtarëve në protestë

Të ngjajshme

Fluturime direkte OSLO– PRISHTINE dhe anasjelltas me Reisebüro Prishtina

Reisebüro Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se, duke filluar...

FFK zhvillon takim me ministrin e ri të Sportit, Blerim Gashani – infrastruktura mbetet prioritet

Sot, përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës zhvilluan...

Ballkani – Drita, ndeshja e sezonit në fundjavë

Xhiroja e 24-t e Superligës së Kosovës në futboll...

Fotografia e Thaçit në bodrumin e MPJD-së, Deliu: Heshtja e ministrisë flet shumë

Të mërkurën, media “Nacionale” publikoi një pamje ku shihej...

Zyrtarë të partisë së Albin Kurtit, Lëvizja “Vetëvendosje”, një ditë para protestës së paralajmëruar për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq, si dhe shndërrimin e “Trepçës” në kompani publike, kanë filluar manipulimet në lidhje me pjesëmarrjen e mërgimtarëve në protestën e nesërme. Zëdhënësi i kësaj partie, Erzen Vraniqi i ka thënë gazetës “Zëri” se shumë bashkatdhetarë do të marrin pjesë në protestën e së mërkurës, siç ka thënë ai, për ta shprehur indinjatën ndaj Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, një gjë e tillë demantohet nga drejtuesit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas tyre, të mërkurën nuk ka shtim të numrit të fluturimeve, përpos atyre që janë planifikuar kohë më parë. “Të mërkurën(nesër) nuk ka asnjë fluturim më tepër përveç atyre që janë planifikuar kohë më parë nga aviokompanitë”, ka thënë për gazetën “Zëri” Valentina Gara, zëdhënëse e Aeroportit.

Madje, sipas saj, gjatë ditëve të vikendit janë realizuar shumë më shumë fluturime se sa që parashihen për nesër, ndonëse kurrfarë proteste s’ka qenë e paralajmëruar për vikend. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz