back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVetëvendosje do të votojë buxhetin për vitin 2021

Vetëvendosje do të votojë buxhetin për vitin 2021

Të ngjajshme

Lëvizja Vetëvendosje pritet të votojë projekt-buxhetin për vitin 2021.

Ani pse dje e kundërshtuan miratimin e buxhetit nga kjo legjislaturë, shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu tha se e votojnë buxhetin, vetëm nëse miratohen amendamentet që kanë marrë pëlqimin e komisionit për buxhet dhe financa, e jo mbi 100 amendamente qe se kanë marrë pëlqimin e tyre.

“Ne si Grup Parlamentar i LVV-së, do ta votojmë këtë buxhet me këto amendamentet e aprovuara nga komisioni”, ka thënë Aliu.

Ai ka shtuar se sapo të krijohet Qeveria e re ky buxhet do të rishikohet pastaj.

Kuvendi sot është mbledhur për ta votuar projektbuxhetin në lexim të dytë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz