Vetëvendosje del kundër protestës së veteranëve, përmend intervistën e Thaçit
dp·

Lëvizja Vetëvendosje nuk e përkrah protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.
Zëdhënësi i partisë në pushtet, Arlind Manxhuka tha se protesta është dashur të mbahej para dhjetë vitesh.
Sipas Manxhukës, ish-presidenti Hashim Thaçi ishte shumë i butë me Gjykatën Speciale, në një intervistë të tij të publikuar para një jave, edhe pse Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë.

Lexo edheE bllokuan rrugën për shkak të dasmës, policia gjobit me 300 euro dasmorët
Postimi i plotë:
- Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.
- Nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.
- Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare.
- Për më pak se pesë vjet qeveria Kurti ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe shpenzimet e tjera atje.
- Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.
- Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve.














