back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVetëvendosje deklarohet për performancën e nesërme në Prishtinë

Vetëvendosje deklarohet për performancën e nesërme në Prishtinë

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Lëvizja Vetëvendosje e cila udhëhiqet nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka planifikuar që nesër të bëhet një provë tjetër proteste në sheshet e Prishtinës, por të njëjtën në kërkesën drejtuar policisë, e cilësojnë performancë.

Ky aktivitet vie në kohën kur më së largu , deri të premten, pritet që Gjykata Kushtetuese të interpretojë ligjshmërinë e dekretit të presidentit për mandatarin për formimin e Qeverisë së re.

Në një përgjigjie për Klan Kosovën, sipas Zyrtarit të Vetëvendosjes Arlind Manxhuka, kësaj here në këtë organizim pritet të mblidhen deri në pesë mijë persona.

”Kjo sigurisht se nuk është një protestë, por një performancë me 3500 deri në 5000 persona”, është shprehur ai.

Tutje Manxhuka shton se kanë pasur në vazhdimësi kërkesa nga qytetarët për të protestuar në lidhje me zhvillimet në vend dhe si rezultat do ketë një provë të dytë.

”Pas realizimit të suksesshëm të provës së parë nga qytetarë e aktivistë ne kemi menduar të realizojmë testin e dytë por në përmasa më të mëdha”.

Zyrtari për media nga Vetëvendosje thekson që lidhur me këtë aktivitet në sheshin e Prishtinës, qëndrojnë korrekt ndaj rregullave e udhëzimeve sa i përket situatës në kohë pandemie, njofton Klan Kosova.

”Në këtë mënyrë për të qenë korrekt dhe përbrenda rregullave e udhëzimeve me organet e rendit ne kemi dorëzuar edhe njoftimin te ta”.

Kjo provë për protestë është paraparë nga ora 17:00 deri në orën 19:00, derisa, në një letër që është publikuar në media thuhet se pjesëmarrësit do të realizojnë një ‘performancë’ në sheshet ”Skenderbeu”, ”Ibrahim Rugova” dhe ”Adem Jashari”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz