Vetëvendosja e nis protestën para Kuvendit
03
Lexo edheZbulohen dy laboratorë të sofistikuar për prodhimin e drogës në Pejë (Foto)
Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka paralajmëruar Policinë e Kosovës për protestën e sotme që do të mbahet para Kuvendit të Kosovës në orën 10:00, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në Policinë e Kosovës, nuk është paralajmëruar protesta”, tha Ahmeti për Express.
Lexo edheZbulohen dy laboratorë të sofistikuar për prodhimin e drogës në Pejë (Foto)
Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka theksuar se është momenti vendimtar të mbrohet Republika nga kriminelët dhe zaptuesit.
“Demarkacioni nuk do të kalojë. Qeveria e Kosovës po e provokon situatën. Nëse nuk tërhiqet Qeveria, gjendja do të dal jashtë kontrollit dhe rezistenca do të jetë edhe më e ashpër se kurdoherë”, thuhet në njoftim.