back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVeterani që u konfrontua me Fitore Pacollin e VV-së, shihet në protestën...

Veterani që u konfrontua me Fitore Pacollin e VV-së, shihet në protestën kundër padrejtësive të Speciales

Të ngjajshme

Nis festa në ‘Old Trafford’, Šeško niset drejt Manchesterit

Manchester United ka goditur fuqishëm në merkato duke siguruar...

Nesër mbahet seancë ndaj Igor Popoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, nesër pritet...

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku është parë sot në mesin e protestuesve në Prishtinë, në tubimin kundër padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Pllashniku, i njohur për përfshirjen e tij në debate publike dhe politike, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes pas përplasjes së tij me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, lidhur me çështjen e 252 milionë eurove. Ai për këtë konfrontim ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe përjashtuar nga puna në Ndërmarrjen “Iber-Lepenc”.


Pllashniku ka vendosur t’i bashkohet qytetarëve, veteranëve dhe aktivistëve që po protestojnë në përkrahje të ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po gjykohen në Hagë për krime të pretenduara lufte.

Protesta është organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit