Veterani i luftës mbledh 8 milionë paund në ndihmë të mjekëve dhe infermierëve

Një vetëran lufte 99-vjeçar në Bedfordshire të Britanisë së Madhe ka ndërmarrë një nismë për mbledhjen e fondeve për tu ardhur në ndihmë mjëkëve dhe infermierëvë që po luftojnë me COVID-19. Kapiten I ushtrisë në pension, Tom Moore ka grumbulluar deri më tani një shumë prej 8 milionë paund. Por mënyra që ai ka zgjedhur është teper e veçantë, duke shëtitur me ndihmën e një paterice të lëvizshme. 99-vjeçari u zotua të shëtiste 100 xhiro në kopshtin e tij përpara se të mbushë 100 vjeç, në fund të muajit prill.
“Asnjë moment nuk kam menduar që të arrijmë në shumën e parave që kemi tani, por një shifër e bukur e rrumbullakët do të ishte 10 milion (paund). Do të ishte thjesht një raund i bukur, por nuk e di. Gjithsesi jam vërtet shumë I kënaqur me mbështetjen që I është dhënë nismës”.
Kjo i ka dhënë Moore një motiv më shumë për të vazhduar më tej me mbledhjen e të ardhurave për shërbimin shëndetësor në Britaninë e Madhe, edhe pse veterani ka parashikuar të realizojë objektivin e tij me 100 xhiro të enjten.

Lexo edheBie prodhimi industrial i BE-së në mes pandemisë
“Për sa kohë që unë mund të eci në këmbë, për aq kohë sa njerëzit po japin para për të, unë do të vazhdoj të eci,” tha Moore. /Ora News.tv/














