back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeVeterani e komandant batalioni i UÇK-së i bashkohet vizionit të Imri Ahmetit...

Veterani e komandant batalioni i UÇK-së i bashkohet vizionit të Imri Ahmetit “Me punë për Lipjanin”

Të ngjajshme

Bia mëson Elijonën dhe Labin të bëjnë “twerk” (VIDEO)

Një moment interesant ka ndodhur këtë të premte në...

Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit, vendimtare për të ardhmen e Kosovës

Në një deklaratë të dhënë gjatë një interviste, nënkryetari...

PrishtinaTicket lidh Prishtinën me kryeqytetin e BE-së – Brukselin!

Me fluturime të hënën dhe të premten, linja e...

Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundjeve Profesionale

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj)...

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili është sërish kandidat i LDK’së, ka njoftuar se veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër ushtarët e hershëm të saj, komandant batalioni në kuadër të Brigadës 123, Remzi Mehmeti, i është bashkuar atij në vizionin “Me punë për Lipjanin”.

Ahmeti ka thënë edhe se, Mehmeti ka kontribuar edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij të pandërprerë për vendin.

Postimi:

Remzi Mehmeti, i bashkohet vizionit për të ardhmen e Lipjanit.

Remzi Mehmeti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një ndër ushtarët e hershëm të saj, komandant batalioni në kuadër të Brigadës 123, i bashkohet vizionit tonë “Me punë për Lipjanin”.

Pas luftës, Remziu kontribuoi edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, duke dëshmuar përkushtimin e tij të pandërprerë për vendin.

Sot, me vullnet e gatishmëri, ai vjen të japë kontribut në progresin dhe zhvillimin e komunës sonë – duke sjellë me vete kujdesin për kujtesën historike dhe respektin e thellë për vlerat e UÇK-së.

Mirësevjen Remi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz