back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeVeteranët që përfituan kundërligjshëm pensione në Zonën e Shalës, sipas prokurorisë

Veteranët që përfituan kundërligjshëm pensione në Zonën e Shalës, sipas prokurorisë

Të ngjajshme

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që po cilësohen si veteranë mashtrues. Pas publikimit të emrave të veteranëve të Zonës Operative të Drenicës, të Pashtrikut, të Nerodimës, Dukagjinit, të Llapit, Karadakut, Operacionit “Shigjeta”, Shtabit të Përgjithshëm dhe MMRK-së të cilët nga prokuroria po pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm, lajmi.net sot sjellë emrat e Zonës Operative të Shalës.
Në Zonën Operative të Shalës, ka 187 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm.

Sipas prokurorisë rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Lajmi.net është në vazhdimësi duke publikuar pjesë të aktakuzës voluminoze, mbi 900 faqe, që prokuroria ka bërë ndaj 12 anëtarëve të komisionit për veteranë.

Po ashtu lajmi.net do të vazhdojë publikimin e listave me emra të veteranëve në zonat tjera operative që prokuroria po cilëson se kundërligjshëm përfituan nga buxheti i shteti. /Lajmi.net/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz