back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeVeteranët e UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz, Gucati: Ende nuk ndihemi plotësisht...

Veteranët e UÇK-së bëjnë homazhe në Prekaz, Gucati: Ende nuk ndihemi plotësisht të lirë

Të ngjajshme

Portieri i Tottenhamit e thyen heshtjen pas gabimeve amatoreske që i bëri mbrëmë

Portieri çek i Tottenham Hotspur, Antonín Kinský, ka reaguar...

Bodo/Glimt kjo befasi e Champions League, fiton thellë ndaj Sportingut

Skuadra norvegjeze Bodø/Glimt ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse...

Rezoluta e PE-së për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor që dy vendet të ecin përpara

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të mërkurën në...

E pazakontë, aktori zbulon se çfarë dëgjon gjatë se*ksit

Harrison Ford zbuloi një detaj të pazakontë nga jeta...

Tahiri: Kurti i frikësohet zgjedhjeve, po e sheh fuqinë e Vjosa Osmanit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në ”Click” të RTV21...

Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, theksoi se kjo ditë ka rëndësi të veçantë, por sipas tij veteranët nuk e ndiejnë veten plotësisht të lirë, për shkak se institucionet e Kosovës ende nuk kanë miratuar ligjin për vlerat e luftës, raporton lajmi.net

Ai kujtoi se në këtë vend, para 34 vjetësh, nisën shkëndijat e para të lirisë dhe lufta e parë frontale e familjes Jashari, ku Shaban Jashari me djemtë e tij, Hamzën dhe Ademin, së bashku me gjithë familjen, u përballën me forcat serbe për të hapur rrugën e lirisë së sotme.

“Mu në këtë vend para 34 viteve, kanë qenë shkëndijat e para të lirisë dhe mund të them luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë me Hamzën dhe Adem dhe rrethi i gjithë Jasharit u përballen me forcat çetnike parlamentare serbe që luftuan për ditën e sotit. Dhe ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji për vlerat e luftë nuk është bërë ende”, tha Gucati./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz