BallinaLajmeVetëm rreth 2 mijë e 900 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë – APK...

Vetëm rreth 2 mijë e 900 zyrtarë kanë deklaruar pasurinë – APK bën thirrje për respektimin e afatit

Të ngjajshme

Nesër varroset Ilaz Brahimi që u vra mbrëmë në Podujevë

Një vrasje e rëndë ndodhi mbrëmë në Majac të...

Austri: Qiratë e ndërtesave të vjetra mund të rriten në prill

Vlerat e reja referuese të qirasë hyjnë në fuqi...

Rritet çmimi i biletave Kosovë-Austri

Pas rritjes së çmimit të derivateve, specifikisht të naftës,...

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) ka njoftuar se procesi i deklarimit vjetor të pasurisë për vitin 2025 po vazhdon, ndërsa afati i fundit për përfundimin e tij është 31 mars 2026.

Sipas të dhënave të fundit, rreth 2 mijë e 876 zyrtarë publikë e kanë përfunduar tashmë deklarimin e pasurisë. Ndërkohë, edhe 1 mijë e 964 të tjerë e kanë nisur procesin, por ende nuk e kanë përfunduar, ndërsa një numër i konsiderueshëm nuk e kanë filluar fare.

Në total, këtë vit janë 10 mijë e 353 zyrtarë të lartë publikë që janë të obliguar me ligj të deklarojnë pasurinë e tyre.

APK u bën thirrje të gjithë zyrtarëve që nuk e kanë kryer ende këtë obligim, ta përfundojnë sa më shpejt brenda afatit ligjor, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe integritetit në institucione.

Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, ka theksuar se deklarimi i pasurisë është një hap i rëndësishëm për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve.

Agjencia gjithashtu paralajmëron se mosdeklarimi, vonesat apo deklarimi i pasaktë mund të sjellin pasoja ligjore, përfshirë gjoba, kallëzime penale dhe madje edhe dënime me burg në raste të caktuara. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz