BallinaLajmeVetëm në korrik kosovarët marrin 181.5 milionë euro kredi nga bankat në...

Vetëm në korrik kosovarët marrin 181.5 milionë euro kredi nga bankat në Kosovë

Të ngjajshme

Kushtetuesja nuk e “zgjidh” bllokadën për presidentin

Ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ditë derisa Gjykata Kushtetuese...

Grabitet një taksist në Prishtinë

Një taksist është grabitur mbrëmjen e së martës në...

FFK me bileta falas për ndeshjen Kosovë – Rumani

Federata e Futbollit të Kosovës, ka njoftuar se do...

Plan 15 pikësh i SHBA për fundin e luftës? Irani mohon

Sipas mediave, SHBA ka paraqitur plan 15 pikësh përfundimin...

Gjatë muajit korrik 2020, niveli i kredive të reja të aprovuara ka shënuar vlerën e 181.5 milionë euro, vlerë kjo më e larta që prej krijimit të sistemit bankar në Kosovë, thonë nga Shoqata e Bankave të Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës,Petrit Balija, tha se kjo vlerë rekorde e arritur e sektorit bankar është shënuar, megjithëse gjashtëmujori i parë i vitit 2020 ka rezultuar të jetë me sfida të mëdha nga goditja e rëndë e pandemisë globale COVID-19, duke rezultuar në pasoja të mëdha si për shëndetin e njerëzve ashtu edhe për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, përcjell Klan Kosova.

Të dhënat e fundit tregojnë që krahas kreditimit të lartë bankat kanë aprovuar po ashtu një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve për shtyrjen e pagesave të kredive në vlerë prej 1.5 miliard euro kështu duke krijuar fleksibilitetin e nevojshëm në ekonomi gjatë kësaj periudhe.

Norma mesatare efektive e interesit për kredi në Kosovë është 6.2%, normë kjo që është në mesataren e rajonit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz