BallinaVetëm katër festivale filmi për vitin 2015 në Shqipëri

Vetëm katër festivale filmi për vitin 2015 në Shqipëri

Të ngjajshme

Hamza për vdekjen e Engelit: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ngushëlluar për vdekjen...

Barazimi zhgënjyes me Gironën, tifozët e Realit humbin durimin

Tifozët e Real Madridit kanë humbur durimin pas barazimit...

Bajrami në Kuvend: Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka...
Qendra Kombëtare Kinematografike në Tiranë ka miratuar projektet e paraqitura për mbajtjen e festivaleve filmike në Shqipëri gjatë vitit 2015.
Mes 10 projekteve të paraqitura, bordi i miratimeve ka pranuar vetëm katër prej tyre.
Mediat shqiptare njoftojnë se bëhet fjalë për festivalet “Tirana International Film Festival”, projekt i paraqitur nga shtëpia kinematografike “Tirana Film Institute”, “Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë”, projekt i paraqitur nga shtëpia kinematografike “Bunker Film +”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit “AniFest ROZAFA”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Projekt SXHJ”, si dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air”, paraqitur nga shtëpia kinematografike “Multi Media Nositi”.
“Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë” mbahet në Pogradec, “AniFest Rozafa” mbahet në qytetin e Shkodrës, ndërsa festivali “Dea Open Air” dhe “Tirana International Film Festival” mbahen në Tiranë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz