back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeVetëm 25 maturantë e kaluan testin e kësaj shkolle

Vetëm 25 maturantë e kaluan testin e kësaj shkolle

Të ngjajshme

18 zyrtarë policorë të arrestuar e 48 të suspenduar vetëm brenda gjashtë muajve

48 zyrtarë policorë janë suspenduar brenda 6 muajve të...

Starmer “acarohet” me Putinin: Po tregon se nuk është serioz kur flet për paqen

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka...

Deputeti shqiptar në Zvicë: Kurti brutal me sulme ndaj Gjykatës Kushtetuese

Deputeti shqiptar në Zvicër, Korab Rashiti ka komentuar sulmet...

Përzgjedhësi i Suedisë e vlerëson Kosovën, flet edhe për Isak

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka folur para...

Në njëren nga shkollat profesionale në Kacanik, vetëm 25 nxënës e kanë kaluar testin e maturës. E për shkak rezultatit të dobet, në këtë shkollë nuk janë publikuar as listat. Por, ndryshe nga kjo shkollë, gjimnazet e kësaj komune janë më mirë ne rezultate. Ndërsa zyrtarë të arsimit, thonë se gjithmonë shkollat profesionale janë më të dobëta, raporton T7

Nuk ka shumë kohë që maturantët kanë marrë rezultatet e testit të maturës.

Por gjurmët e tyre, nuk gjenden në dyert e shkollës profesionale “Feriz Guri e Vëllezërit Çaka”, në Kaçanik.

Kjo mund të jetë për shkak rezultatet e dobëta të maturantëve.

Prej 166 nxënësve sa iu kanë nënshtruar testit, vetëm 25 prej tyre kanë arritur që të kalojnë atë.

Por njëjtë nuk ka ndodhur në shkollën tjetër të mesme në këtë komunë.

Në gjimnazin “Skënderbeu” në Kaçanik, në listën e rezultateve shihet se ka nxënës që kanë grumbulluar vetëm 20 pikë prej 100. 02103

Ndonëse jo të gjithë kishin marrë shumë pikë, në këtë gjimnaz arritën që të kalojnë testin 82% e nxënësve.

Krahas rezultateve të larta, edhe në këtë gjimnaz ka rënie nga viti i kaluar.

Ndonëse brenda një qyteti, vërehet qartë diferenca e madhe në rezultate të këtij testi, mes dy shkollave të mesme.

Sipas zyrtarit të arsimit, Hajrush Dullovi, nxënësit e shkollave profesionale janë gjithmonë më të dobët.

Edhe në nivel të vendit, ka pasur rënie të kalueshmërisë së testit të maturës, krahas asaj që nxënësit nga 200 pyetje, për ta kaluar testn do t’iu mjaftonin 80 përgjigjie të sakta.

Kalueshmëria këtë vit ka qenë 64.64% gjersa vitin e kaluar kishte qenë 73%. /Ardita Rashiti, T7

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz