Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Pejë, ku si pasojë humbi jetën një person.
Sipas njoftimit të policisë, thuhet se deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar nga Vitomirica nё drejtim tё Pejёs dhe me tё arritur ne rrugёn “Konferenca e Bujanit”, duke mos iu pёrshtatur shpejtёsisё dhe kushteve tё rrugёs, humb kontrollin mbi automjet dhe godet njё shtyllё elektrike tё ndriqimit rrugor.
“Si pasojё e kёtij vetaksidenti ngasёsi i veturёs ka pёsuar lëndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar me autoambulancё nё spitalin rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.
“Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion”, thuhet në njoftim.