back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëVështirë t'i mbash lotët nga rrëfimi i gruas nga Skenderaj: “Kur ma...

Vështirë t’i mbash lotët nga rrëfimi i gruas nga Skenderaj: “Kur ma vranë djalin u thash o ma fikët derën e shpisë bre”

Të ngjajshme

Mbi dy dekada në ekran, Luana Vjollca flet për revistën prestigjioze “L’Officiel”

Luana Vjollca ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën...

Klodi e përmendi në shtëpi, Sasa ka dy fjalë për të

Banori i “BBVK” Klodi është përmalluar nga disa ish-banorët. Ai...

Javën e kaluar në rajonin e Prishtinës u shqiptuan mbi 5 mijë gjoba

Policia e rajonit të Prishtinës ka njoftuar se javën...

“Big” Shaqiri në formacionin e javës në Zvicër, bashkë me të edhe Saipi

“Sofascore” ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës...

Shahe Osmani nga fshati Kllodërnicë e Skënderajt, ka rrëfyer se si forcat serbe pasi i rrethuan më 27 mars 1999 ia vranë djalin e vetëm nën sy të saj, duke ekzekutuar edhe dhjetëra civilë të tjerë të dorëzuar.

“Kanë dalë prej përroi ishin kanë krejtë të mbuluar vëtm sytë u dukeshin edhe unë djalin tim në prehër, ja kanë ngjitë për krahu edhe i thanë serbisht ti je UÇK. U thash o bre në jetë të vetën thash kurgjë nuk e kam lënë as nuk o kanë UÇK. Një kushëri i burrit, djali i mixhës së burrit ka qenë ish polic ai e hapi setrën dhe u tha aman për riza të Zotit më vritni mua e mos e vritni këtë se e ka nëna vetëm një. I tha të vjen radha edhe ty edhe i kanë thanë djalit tem duart përmbrapa edhe e kanë mytë si qatje në qoshe. Ai i qiti duartë mbrapa dhe shkoi duke më shikuar edhe i rrodhi një lot. Oh thash kuku ma fikët derën e shtëpisë bre mytnum edhe mua. Tha gjë nuk na duhesh ti, edhe e quan e pushkatuan e pashë me sytë e mi”, rrëfen nëna nga Drenica që humbi birin e saj të vetëm Nazmiun 23 vjeçar.

Emisioni “ZËRAT E LUFTËS” nga Islam Morina, është prodhim i Gazetës Infokus, që sjellë rrëfime autentike të atyre që u mbijetuan masakrave e torturave çnjerëzore të kryera nga regjimi serb gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz