Vështirë t’i mbani lotët, Halil Kastrati ndërton shtëpinë këtij plaku të Skenderajt, që serbët ia dogjën vëllaun për së gjalli (FOTO)

Nuk janë pamje të Afrikës me varfëri të skajshme që luftojnë për jetë, por janë pamje në mes të Skenderajt, ku varfëria rrëzon përtokë njeriun, e ku duhet të vij humanisti Halil Kastrati të ndërtoj shtëpi një njeriu që serbet i dogjën vëllaun për së gjalli e ai nga pas lufta jeton në mjerim të thellë, përcjellë Drenica Press.
Humanisti Halil Kastrati mbushet me lotë kur sheh një skenë të tillë ai me këtë rast shprehet kështu: Zot o Zot ????
Perhajr nisja e ndertimit te shtepise se re. Jeta e tij, hjekat e tij me te shti ne dhe per se gjalli
Vellaun serbet ja djegin per se gjalli, i lodhur i pa levizeshem, i semure, por derti dhe merzia e tij ishte per hallin e djalit dhe familjes se djalit
Nuk dua asgje tjeter vetem ta shoh qet djale ne shtepi te vet
Ne sot ja dhame lajmin se po nis ndertimi i shtepise se re per plakun djalin dhe familjes se tij

Lexo edheVarfëria në Skenderaj, Halil Kastrati e Bekim Jashari japin sot lajmin e gëzuar për shtatë familje (FOTO)
Prekese, shume shume e dhimbeshme situata dhe historia e kesaj familje nga komuna e Skenderajit
Bamires Zoti ju shperblefte
Kujtojmë se sot Halil Kastrati qëndroj në fshatra të Skenderajt, ku dha lajmin për ndërtimin e shtatë shtëpive. Bëhet fjalë për familjet: Jashar Miftarit – Runik, Tafil Abdullahut – Çitak, Gani Dervishit – Kosterc, Hajriz Hysenit e Astrit Krasniqit – Vajnik si dhe Shefqet Sahitit e Behxhet Shales – Koliq i Poshtëm./DRENICA PRESS/















