back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeVeshjet tradicionale shqiptare parakalojnë për herë të parë në “Oktoberfest”

Veshjet tradicionale shqiptare parakalojnë për herë të parë në “Oktoberfest”

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Një moment historik për kulturën shqiptare u shënua sot në zemër të Gjermanisë, në festivalin më të madh popullor në botë “Oktoberfest”, që zhvillohet çdo vit që prej vitit 1810 në qytetin e Mynihut.

Për herë të parë në historinë e këtij eventi prestigjioz, veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në mënyrë madhështore në paradën e famshme të “Trachten – und Schützenzug”, ku marrin pjesë rreth 9 mijë pjesëmarrës nga e gjithë Evropa, të veshur me kostume historike e kulturore, shkruan ATSH.

Kjo arritje e veçantë u realizua falë përkushtimit dhe punës së palodhur të Shoqatës Kulturore “Iliria München”, e cila prej 25 vitesh mbështet dhe promovon kulturën shqiptare në Bavari. Me mbështetjen e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, një grup prej 40 anëtarësh shqiptarë, të veshur me kostume tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, përfaqësuan me dinjitet dhe krenari trashëgiminë tonë kulturore.

Xhubleta, veshja ikonike shqiptare me origjinë mbi 4000-vjeçare dhe e njohur nga UNESCO si pasuri e trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit, udhëhoqi përfaqësimin shqiptar në këtë ngjarje ndërkombëtare.

Nën flamurin e Shqipërisë, parakaloi Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bavari, Gentiana Mburimi, e veshur me kostumin karakteristik të grave të Jugut. Krah saj, nën flamurin e Kosovës, parakaloi Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, në një moment simbolik bashkimi kulturor.

Parada përshkoi rrugët kryesore të qytetit të Mynihut me një itinerar prej 7 kilometrash, e ndjekur nga mbi 6 milionë vizitorë ndërkombëtarë, si dhe mijëra shikues përmes transmetimeve televizive të drejtpërdrejta në Gjermani dhe jashtë saj.

Ky prezantim i parë në “Oktoberfest” jo vetëm që forcoi lidhjet kulturore me Evropën, por tregoi botërisht pasurinë, elegancën dhe lashtësinë e trashëgimisë shqiptare.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të kulturës shqiptare, dhe një ftesë për botën që t’i njohë më nga afër bukuritë dhe vlerat tona tradicionale.

Të Fundit

Sport

ShowBiz