Veset që shkaktojnë dëmtimin e veshkave

Veshkat luajnë një rol thelbësor në shëndetin e trupit tonë dhe mirëmbajtja e tyre është shumë e rëndësishme.
Nëse nuk e dinit, shumë gjëra nga rutina jonë e përditshme padashur, mund t’i dëmtojnë ato duke ndikuar kështu në keqfunksionimin e tyre.
Ja disa nga zakonet që dëmtojnë veshkat:
1. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë
Të rrish ulur për periudha të gjata kohe rrit shansin për një veshkë me probleme me 30%. Nëse qëndroni ulur për më shumë se 8 orë në ditë, përpiquni ta kompesoni me aktivitet fizik. 2-3 herë në javë palestër, ose ecje të shpejtë nëpër lagje.
2. Barnat e tepërta
Edhe pse ilaçet si aspirina apo ibuprofeni janë të sigurta, marrja e tyre në doza të larta dëmton veshkën duke e bërë atë të mos funksionojë siç duhet.
3. Moskonsumimi i ujit
Të qëndrosh i hidratuar heq gjithë toksinat nga trupi juaj, por nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm, mund të shfaqen probleme, përfshi këtu dhimbje të menjëhershme veshkash. 1-2 litra në ditë është mjaftueshëm për të mbajtur një veshkë të shëndetshme.
4. Mungesa e gjumit
Regjimi i rregullt i gjumit ndihmon veshkat të funksionojnë tamam, pasi këto të fundit rinovohen gjatë kohës kur trupi është në qetësi.

Lexo edheNë cilat raste duhen hequr bajamet
Të tjera zakone që shtojnë rrezikun e një veshke të dëmtuar janë:
6 – Konsumimi i pijeve me gaz;
7 – Konsumi i lartë i mishit;
8 – Shumë sheqer ose kripë;
9 – Injorimi i infeksioneve të thjeshta;
10 – Stërvitja trupore e tepruar.














