BallinaLajmeVeseli: Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i angazhimit tim politik

Veseli: Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i angazhimit tim politik

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot panairin e përgjithshëm dhe ndërkombëtar “Prishtina 2017”.

Gjatë bashkëbisedimit me prodhues vendorë, kryeparlamentari Veseli ka thënë se rritja e prodhimit vendor është e vetmja mënyrë për të zhvilluar ekonominë dhe hequr papunësinë, si brengën kryesore të qytetarëve të Kosovës.

Kryetari Veseli ka theksuar domosdoshmërinë që t’u jepet prioritet produkteve vendore, punëtorëve, por jo atyre që janë dembelë. Veseli ka vlerësuar se në fokus duhet të jetë bujqësia, si veprimtaria që jep rezultatet e para dhe të shpejta.

“Nuk kemi alternativë tjetër e as që do të kërkojmë. Veprimtaria prodhuese do të jetë fokusi i imi politik dhe i angazhimit tim politik. Do të angazhohemi aty ku janë rezultatet e para, siç është bujqësia dhe do të shfrytëzojmë të gjitha resurset tona natyrore”, ka theksuar kreu i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka shtuar se angazhimi politik i njerëzve nënkupton të qënurit në shërbim të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve kyçe të tyre, e që aktualisht është papunësia.

“Ne nuk kemi pse të merremi me politikë nëse nuk e kemi në fokus atë që është problem i qytetarëve, që është papunësia. Ne nuk kemi pse të bëjmë politikë nëse se kemi në fokus forcimin e shtetit, e forcimi i shtetit mund të bëhet vetëm përmes ligjshmërisë dhe të njëjtën kohë zhvillimit ekonomik. Ky do të jetë fokusi im”, ka thënë kryeparlamentari Veseli. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz