back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeVeseli vazhdon ta mbrojë Presidentin, i duket absurde kërkesa e opozitës për...

Veseli vazhdon ta mbrojë Presidentin, i duket absurde kërkesa e opozitës për debat në Parlament

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka quajtur absurd dhe manipuluese, kërkesën e opozitës që të martën të mbahet seanca e Kuvendit, lidhur me dialogun.

Veseli në një tryezë në Mitrovicë ku është folur për dialogun me Serbinë dhe korrigjimin e kufijve, ka thënë se partitë opozitare kanë zgjedhur rrugën e opozitarizmit destruktiv.
“Kanë thirrur një seancë e cila do të jetë të martën, gjoja për votimin e një rezolute për mbrojtjen e territorit të Kosovës, por shihet qartë se është manipuluese”.

“Prej që jam në krye të Kuvendit nuk ka marrë ndonjë kërkesë më absurde dhe manipuluese”, ka thënë Veseli.

Veseli u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen në procesin e dialogut me Serbinë.

Kreu i Kuvendit duke folur për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, ka thënë se kjo gjë nuk e rrezikon ndarjen e Kosovës, pasi sipas tij kjo pjesë ka qenë gjithmonë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz