back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeVeseli takoi Nuland, ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit Amerikan

Veseli takoi Nuland, ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit Amerikan

Të ngjajshme

Liverpool interesohet për Leonin, por pa negociata të drejtpërdrejta

Giovanni Leoni mbetet në radar të Liverpool-it dhe Inter-it,...

Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës...

U plagos me armë zjarri, QKUK konfirmon vdekjen e tij

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë,...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi sot takim me znj. Viktoria Nuland, ndihmës sekretare në Departamentin e Shtetit Amerikan.

Në takim u bisedua për proceset aktuale nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

Znj. Nuland theksoi se Qeveria amerikane vazhdon të mbështesë fuqishëm Kosovën në ecjen e saj përpara. Në këtë kontekst, ajo shtoi se forcimi i sundimit të ligjit, i sistemit të drejtësisë dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar, janë thelbësore për përparimin e Kosovës.

Nga ana e tij, kryetari Veseli theksoi se mbetet i përkushtuar tërësisht në agjendën e forcimit të shtetit ligjor në Kosovë, si dhe në reformat e domosdoshme institucionale, që kanë të bëjnë me agjendën euro-atlantike të vendit.

Në takim u bisedua edhe për transformimin e FSK-së, si proces i domosdoshëm në kuadër të forcimit të shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit