back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmeVeseli shpëndanë dekorata për personalitete franceze që ndihmuan për lirinë e Kosovës...

Veseli shpëndanë dekorata për personalitete franceze që ndihmuan për lirinë e Kosovës  

Të ngjajshme

Deri në 3 orë pritjet në dalje të Merdarës

Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot...

Bllokohen llogaritë e Komunës së Deçanit, AKK: Qeveria po ushtron presion politik

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), ka reaguar ndaj...

Izraeli thërret 60,000 rezervistë përpara ofensivës së planifikuar në Gaza

Ushtria izraelite thotë se po thërret rreth 60,000 rezervistë...

Gjatë vizitës zyrtare në Paris, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dorëzoi dekoratat e dhëna në emër të Republikës së Kosovës nga presidenti, për personalitete të shquara franceze të cilët kanë kontribuar vazhdimisht në mbështetje të çështjes së Ksovës.

Me këtë rast, u organizua edhe një pritje në Ambasadën e Kosovës në Paris, ku përveç laureatëve të medaljeve, të ftuar ishin edhe personalitete të jetës publike franceze, studentë dhe përfaqësues të diaspores shqiptare në Francë.

“Në një kohë kur zëri i Kosovës dëgjohej pak në botë, këta intelektualë francezë themeluan komitetin e Kosovës në Paris dhe falë punës së tyre shumëvjeçare, Franca dhe bota e kuptoi drejt problemin e Kosovës dhe kjo çështje u bë kauzë evropiane dhe kauzë botërore”, tha kryeparlamentari Veseli.

Emrat e intelektualëve francezë të dekoruar për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës janë: Antonio Garapon, Pierre Hasner, Olivier Mongin, Zhak Rupnik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz